Java e pestë në Superligë hapet sot, derbi në Gjilan

  • S.A /
  • 03 September 2022 - 10:10
Java e pestë në Superligë hapet sot, derbi në Gjilan

Këtë të shtunë do të zhvillohen dy ndeshjet e para të javës së pestë në Albi Superligën e Kosovës.

Vëmendja për sot padyshim se do të jetë në Gjilan, aty ku do të zhvillohet derbi mes Dritës dhe Llapit .

Të dy skuadrat në fjalë momentalisht ndajnë pozitat 4 dhe 5 me nga pesë pikë.

Ndeshja tjetër për sot do të zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës, aty ku Trepça ’89 e pret Malishevën.

“Xehetarët” me dy pikë të grumbulluara janë në pozitën e tetë, teksa malishevasit ndodhen një pozitë më lartë dhe me një pikë më shumë.

Të dy ndeshjet e sotme do të zhvillohen nga ora 15:00.

(Kosova Sot Online )