Mbrojtësi i Barcelonës për “Topin e Artë”: Do t’ia jepja gjithmonë Messit, por Benzema ka qenë shumë i mirë këtë vit

  • G.G /
  • 03 September 2022 - 13:45
Mbrojtësi i Barcelonës për “Topin e Artë”: Do t’ia jepja gjithmonë Messit, por Benzema ka qenë shumë i mirë këtë vit

Edhe Jordi Alba është deklaruar rreth asaj se kush e meriton “Topin e Artë” për këtë vit.

Mbrojtësi i Barcelonës tha se ai gjithmonë këtë çmim do t’ia dorëzonte Lionel Messit, por që tani e meriton Karim Benzema.

“Unë gjithmonë do t’ia jepja Leos [Messit], por këtë vit Benzema ishte shumë i mirë”, tha Alba.

Kujtojmë se Messi nuk është në listën e ngushtë të kandidatëve për “Topin e Artë” këtë vit.

Benzema, Salah, Courtois, De Bruyne, Lewandowski, Mane, Mbappe dhe Ronaldo janë ndër pretendentët kryesor për “Topin e Artë”.

Megjithatë, sulmuesi i Real Madridit po vlerësohet si favorit për ta fituar për herë të parë këtë çmim, pasi ai zhvilloi një sezon fantastik.

Francezi e ndihmoi skuadrën spanjolle ta fitoi titullin e kampionit në La Liga, si dhe në Ligën e Kampionëve.

Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” do të mbahet më 17 tetor. 

(Kosova Sot Online)