Serena Williams tërhiqet nga tenisi, falënderon familjen dhe mbështetësit

  • G.G /
  • 03 September 2022 - 14:01
Serena Williams tërhiqet nga tenisi, falënderon familjen dhe mbështetësit

Serena Williams ka vendosur që të tërhiqet nga tenisi aktiv.

Amerikania njoftoi për këtë vendim pas disfatës së pësuar nga Ajla Tomljanovic në “US Open”.

Serena, para publikut të saj amerikan, mes lotëve njoftoi se po pensionohet nga tenisi – teksa falënderoi familjen dhe përkrahëset e saj.

“Provova të kaloja në raundin tjetër të US Open, por Tomljanovic luajti pak më mirë. Falënderoj babain tim, e di që më sheh, falënderoj mamanë gjithashtu. I falënderoj të gjithë mbështetësit e mi që janë këtu dhe që kanë qëndruar përkrah meje në gjithë këto vite, madje dekada”, tha ajo.

“Gjithçka nisi prej prindërve të mi dhe ata meritojnë gjithçka. Ju jam shumë mirënjohëse dhe këto janë lot gëzimi. Unë nuk do të isha Serena, nëse nuk do të ishte Venus [motra]. Prandaj faleminderit Venus, ajo është arsyeja e vetme pse Serena Williams ekziston. Ka qenë një rrugëtim shumë i bukur, më i pabesueshmi në jetën time. Ju jam shumë mirënjohës mbështetësve sepse falë tyre kam arritur deri këtu”, shtoi Williams.

40-vjeçarja gjatë karrierës së saj fitoi katër medalje të arta olimpike, 23 tituj Grand Slam e 14 tituj Grand Slam në dyshe, si dhe regjistroi edhe shumë rekorde të tjera. 

https://www.facebook.com/gazetaexpressport/posts/440607001424935

(Kosova Sot Online)