Fillon ndeshja e parë e BNE-së në turneun e Pragës, këtu mund ta shikoni drejtpërdrejt

  • G.g /
  • 03 September 2022 - 15:15
Fillon ndeshja e parë e BNE-së në turneun e Pragës, këtu mund ta shikoni drejtpërdrejt

Skuadra nga Kosova, Bad News Eagles, do të fillojë aventurën sot në turneun e CS:GO, “TipSport Prague 2022”.

Në këtë turne do të garojnë gjithsej tetë skuadra, të cilat janë të ndara në dy grupe me nga katër skuadra.

Katër skuadrat më të mira do të sigurojnë kualifikimin për në turneun “LAN”, që mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë.

Bad News Eagles ndeshjen hapëse të këtij turneu do ta zhvillojë kundër Sampit nga Sllovakia.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 14:30, teksa atë mund ta shikoni duke klikuar në këtë LINK.

https://m.twitch.tv/xhocii

(Kosova Sot Online)