Sadio Mane kaloi 105 minuta duke nënshkruar autografe dhe duke bërë foto me 1 mijë tifozë

  • S.A /
  • 05 September 2022 - 10:34
Sadio Mane kaloi 105 minuta duke nënshkruar autografe dhe duke bërë foto me 1 mijë tifozë

Sadio Mane vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të dashur për tifozët. Sulmuesi senegalez njihet për thjeshtësinë e tij, teksa ai nuk ka hezituar asnjëherë t’i bëjë të lumtur ata.

Të dielën në mëngjes, ai fitoi respektin e rreth 1000 fansave kur gjeti kohë për të takuar secilin prej tyre.

Sipas gazetës gjermane “BILD”, sulmuesi i Bayern Munichit kaloi 105 minuta duke u takuar me fansat në “Säbener Straße”.

Gazeta gjermane shkroi se 30-vjeçari i kushtonte kohë secilit fans, i shkruante të gjithëve një autograf, merrte celularin në dorë për “selfie” dhe ndonjëherë bënte pak shaka me vizitorët e stërvitjes. 

(Kosova Sot Online )