Pas fitores së Ruiz ndaj Ortiz – Wilder u fut në ring dhe kërkoi luftën me meksikano-amerikanin

  • S.A /
  • 05 September 2022 - 11:14
Pas fitores së Ruiz ndaj Ortiz – Wilder u fut në ring dhe kërkoi luftën me meksikano-amerikanin

Deontay Wilder ka mirëpritur një përballje të mundshme në peshën e rëndë me Andy Ruiz pas fitores së tij ndaj Luis Ortiz. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda të WBC-së shikonte nga ana e ringut teksa ish-kampioni botëror i peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO po dërmonte kubanezin. Ruiz boksoi mirë për të mposhtur Ortizin, me këtë të fundit kishte dy luftime të shkëlqyera me Wilder. Nganjëherë dukej sikur meksikano-amerikani do të bënte të njëjtën gjë, pasi ai rrëzoi kubanezin dy herë në raundin e dytë dhe një herë në raundin e shtatë. Megjithatë, në fund të fundit, Ortiz u rikthye në këmbë në të tre rastet dhe luftoi.

Wilder hyri në ring pas meçit dhe dha një intervistë duke reaguar për rezultatin.“Ishte një luftë e madhe, ishte një luftë e zjarrtë”, deklaroi ‘The Bronze Bomber’.

“Kjo është ajo që të gjithë fansat erdhën për të parë. Ajo pikërisht aty meriton gjithë respektin. Unë kam gjithmonë dashuri për Ortizin, sepse ne ndamë ringun. Kam gjithmonë dashuri për të”.

“Ai erdhi me një plan loje dhe dukej sikur e kishte ekzekutuar planin e lojës. Shumë dashuri për të. Ne nuk dëshirojmë asgjë më të mirë që ai të ecë përpara”, shtoi ai. I pyetur për një luftë të mundshme në të ardhmen me Ruiz, Wilder potencoi: “Deontay Wilder është kthyer, ne jemi gjithmonë në kërkim të luftimeve të shkëlqyera, emocionuese”.

“Nëse kjo është ajo që qëndron më pas, unë duhet të merrem me biznesin, por pas kësaj ne mund ta vazhdojmë atë”.

Së pari, Wilder duhet të fitojë luftën e tij të rikthimit kundër Robert Helenius në tetor.

(Kosova Sot Online )