Barcelona shton edhe disa rregulla strikte, futbollistëve u ndalohen edhe këto veprime

  • S.A /
  • 06 September 2022 - 11:03
Barcelona shton edhe disa rregulla strikte, futbollistëve u ndalohen edhe këto veprime

Barcelona ka futur edhe disa rregulla të rrepta të reja, që nuk ishin në listën e klubit sezonin e kaluar. Në nëntor të vitit të kaluar, Xavi prezantoi një sërë rregullash të reja në një përpjekje për të ndryshuar formën e dobët të klubit. Një nga rregullat ishte që futbollistët duhet të jenë në shtëpi para mesnatës në përgatitjen e një loje. Barcelona tregoi shenja përmirësimi që atëherë. Skuadra e ka nisur fuqishëm sezonin 2022/23, duke fituar tri nga katër ndeshjet e para në La Liga. Por, duket se Xavi nuk po pushon derisa të lërë një përshtypje të vërtetë në ekip. Tani raportohet se klubi spanjoll ka futur edhe disa rregulla të reja, derisa po përgatitet për të sfiduar titullin e kampionit. Nga sot e tutje, futbollistëve u është ndaluar të përdorin rrjetet sociale gjatë kohës sa futbollistët janë të përfshirë në aktivitete me ekipin, sipas “Cadena SER”

.

Përveç këtyre, futbollistëve u është ndaluar të postojnë ndonjë imazh ose opinion që mund të portretizojë klubin, stafin ose ndonjë nga anëtarët e ekipit në një imazh të keq.

Futbollistëve do t’u hiqen 10% nga paga e tyre nëse refuzojnë të marrin pjesë në reklama të lidhura me klubin ose në aktivitete promovuese.

Kujtojmë se këto ishin 10 rregullat e vendosura më herët, sipas asaj që kishte raportuar gazeta spanjolle “AS”:

1. Lojtarët duhet të vijnë 90 minuta para fillimit të stërvitjes.

2. Stafi duhet të mbërrijë dy orë përpara fillimit të stërvitjes.

3. Lojtarët duhet të hanë në terrenin stërvitor të klubit.

4. Gjobat janë kthyer.

5. Gjobat do të dyfishohen për kundërvajtje/shkelës të përsëritur.

6. Lojtarët duhet të jenë në shtëpi para mesnatës dy ditë para ndeshjes.

7. Lojtarët duhet të japin gjithçka në stërvitje.

8. Aktiviteti i lojtarit jashtë fushës do të monitorohet.

9. Aktivitetet ‘të rrezikshme’ nuk lejohen më.

10. Një imazh i mirë është thelbësor.

(Kosova Sot Online )