Potter niset për në Londër, Chelsea është gati t’i paguajë Brightonit klauzolën e largimit

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 15:40
Potter niset për në Londër, Chelsea është gati t’i paguajë Brightonit klauzolën e largimit

Në krye të listës së Chelseat për të zëvendësuar Thomas Tuchel, i shkarkuar mëngjesin e sotëm është Graham Potter.

Trajneri ka pasur një fillim të mirë të sezonit me Brighton dhe është zgjedhur për të pasuar gjermanin në stolin e bluve të Londrës.

Është një zgjedhje e pronarëve të rinj, të cilët do të donin një trajner me të cilin të fillonin një cikël të gjatë.

Sipas “Sky Sport UK”, Brighton i ka dhënë Potterit lejen për të fluturuar në Londër për të negociuar me blutë, të cilët nga ana e tyre do të ishin të gatshëm të paguanin klauzolën prej 16 milionë £ për të përfunduar kontratën me klubin aktual.

(Kosova Sot Online)