Kjo është shuma që Ballkani do të fitojë nga UEFA në rast barazimi ose fitore ndaj Cluj

  • S.A /
  • 08 September 2022 - 16:12
Kjo është shuma që Ballkani do të fitojë nga UEFA në rast barazimi ose fitore ndaj Cluj

Ballkani do ta luaj ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Konferencës, ku tanimë ndodhet në Grupin G së bashku me Slavia Pragën, CFR Cluj dhe Sivasporin. Duelin e parë kampioni kosovar do ta zhvilloj në Prishtinë, ku përballë do ta ketë kampionin rumun, CFR Cluj. Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 18:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ku pritet të ketë numër të konsiderueshëm të tifozëve. Suharekasit synojnë ta nisin mbarë aventurën në grupet e Ligës së Evropës, pasi përpos pikëve do të pasuroheshin edhe më shumë në aspektin financiar.

Fitorja eventuale e Ballkanit në përballje ndaj Cluj do t’i shtonte arkave të klubit shumën prej 500 mijë eurove. Ndërkohë një barazim eventual sonte në ‘Fadil Vokrri’ do të bënte që dy klubet të merrnin nga 166 mijë euro nga UEFA. Kësisoj Ballkani synon që ta nis mbarë aventurën evropiane, për pikë, por edhe për të ardhura të mëdha nga UEFA. 

(Kosova Sot Online )