Patresku: Ballkanin nuk do të humbet në Fadil Vokrri
Trajneri i skuadrës kampionet të Rumanisë, Dan Petresku ka thënë se e ka analizuar shumë mirë Ballkanin
Sipas tij, ai ka shikuar të gjitha ndeshjet e kampionit kosovar dhe së i di kualtetet e saj.
“I kam shikuar të gjitha ndeshjet e Ballkanit, tetë të tyre. Janë skuadër kampione me futbollistë të mirë dhe trajner të mirë. Nuk besoj që do të humbasin këtu (në Fadil Vokrri) as skuadrat e tjera – as Slavia dhe as Sivasspor”, ka thënë Petresku.
Tutje ai ka thënë së mendon që Ballkani ka kualitet që ta kalojë edhe grupin G.
“Ballkani ka kualitet t’i kalojë grupet, kurse për ndeshjen mendoj se ne kishim rastet por Ballkani pati posedimin dhe e kontrolloi mirë ndeshjen”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)
