Në ndeshjen kampionale rrjeta e portës e shqyer dhe skuadrat me fanella thuajse të njëjta

  • A.P /
  • 09 September 2022 - 20:47
Në ndeshjen kampionale rrjeta e portës e shqyer dhe skuadrat me fanella thuajse të njëjta

Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e javës së katërt në Grupin B të Ligës së Parë në futbollin e Kosovës.

Ulpiana shënoi fitore në udhëtim te Fushë Kosova me rezultatin 1:2

Megjithatë, kjo ndeshje ka marrë vëmendjen për diçka tjetër.

Futbollistët e të dy skuadrave në fjalë janë paraqitur me fanella thuajse të njëjta.

Por, kjo nuk ishte “vakia” e vetme në këtë ndeshje. Një tjetër rast interesant u regjistrua në fundin e pjesës së parë, kur vendasit shënuan golin e epërsisë.

Topi kaloi vijën e portës, por edhe rrjetën e saj, pasi ajo ishte e shqyer.

(Kosova Sot Online)