Intervista e Lacazettes bëhet virale, francezi humbi zërin në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Monacos

  • S.A /
  • 12 September 2022 - 12:05
Intervista e Lacazettes bëhet virale, francezi humbi zërin në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Monacos

Alexandre Lacazette ka dhënë një nga intervistat më gazmore ndonjëherë. Të dielën mbrëma, Lyoni zhvilloi ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Ligue 1, të cilën e humbi me rezultatin 2:1 në udhëtim te Monaco.

Intervista e dhënë nga Lacazette pas ndeshjes është bërë virale tashmë në rrjetet sociale. Ajo po vlerësohet si gazmore nga shumica.

Sulmuesi francez humbi zërin e tij në ndeshjen ndaj Monacos, teksa intervistën e dha me një zë krejtësisht ndryshe – ka shkruar “SportBible”. Mes tjerash, 31-vjeçari në këtë intervistë shprehi keqardhje për tifozët e Lyonit, të cilët nuk munden të festonin një fitore.

(Kosova Sot Online )