Caktohen gjyqtarët për ndeshjen e dytë të Ballkanit në Ligën e Konferencës, kundër Slavia Pragues

  • E.K /
  • 13 September 2022 - 13:02
Caktohen gjyqtarët për ndeshjen e dytë të Ballkanit në Ligën e Konferencës, kundër Slavia Pragues

Të enjten, Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Grupin G të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës do të takohet me Slavia Praguen. Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Eden Arena”.

UEFA ka caktuar gjyqtarë nga Franca që të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje.

Willy Delajod do të jetë kryesori, kurse Erwan Finjean dhe Philippe Jeanne do të jenë ndihmësit e tij.

Thomas Leonard është caktuar si gjyqtar i katërt.

Kujtojmë se Ballkani kishte barazuar në ndeshjen e parë, duke luajtur 1:1 me Clujin në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Edhe Slavia Prague luajti me të njëjtin rezultat në udhëtim te Sivasspori. 

(Kosova Sot Online)