
Atletico Madrid në kërkim të fitores së dytë në gjermani kundër Leverkusen

Atletico Madrid hynë në këtë ndeshje pas fitores spektakulare kundër Portos në minutat e fundit me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë.
Për këtë Simeone ka startuar me Joao Felix dhe Morata në sulm, teksa në fushë ka zbritur me formacionin e tij të preferuar 5-3-2.
Në anën tjetër Bayer Leverkusen hynë në këtë ndeshje me humbje nga ndeshja e parë në Belgjikë kundër Club Brugge me rezultat 1-0.
Gerardo Seoane ka hyrë në fushë me formacion 4-3-3, me Schick që i prin sulmit të Leverkusen bashke me Diaby dhe Hudson-Odoi.
(Kosova Sot Online)