Ballkani niset për Pragë

  • S.A /
  • 14 September 2022 - 09:49
Ballkani niset për Pragë

FC Ballkani është nisur për në qytetin e Pragës, në Republikën e Çekisë. Nesër, kampioni i Kosovës do të luajë me ekipin e Slavia Prahas, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Klubi suharekas ka publikuar fotografi nga aeroporti, ku po bëhen gati për udhëtim.

Pikërisht në Pragë, në stadiumin ku do të luajë nesër Ballkani, do të zhvillohet edhe finalja e madhe e Ligës së Konferencës këtë edicion.

(Kosova Sot Online )