Mjaft jemi vonuar me krimet e luftës, Serbia duhet të kushtëzohet me të gjitha dëmet për ti pranuar dhe kompensuar

Mjaft jemi vonuar me krimet e luftës, Serbia duhet të kushtëzohet me të gjitha dëmet për ti pranuar dhe kompensuar

Hajrullah Tërnava

  • 14 September 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI – Hajrullah Tërnava

Të gjitha qeveritë e mandateve të kaluara të deritashme duhet të mbahen përgjegjës, që asnjëra prej tyre nuk ka marr guximin dhe kurajën që ti angazhon ekspertët për ta përgatitur dhe finalizuar dosjen dhe faturën e kostos së krimeve e të dëmeve të luftës, por e kanë neglizhuar atë për plot dy dekada, por kanë hyrë në dialog me Serbinë me duar në xhepa, madje edhe me projekte kriminale duke propozuar korrigjime e ndryshim të kufijve, vetëm për tu pajtuar, për të marr timonin e liderit historik, madje dikush edhe çmimin Nobel për paqe e kishte propozuar.

-Qeveria e tanishme Kurti 2 duhet që në përgjithësi ti dokumenton dhe lufton krimet e bëra nga lufta me Serbinë e deri më tani, dhe në përgjithësi ti zbulojnë vepër kryesit e krimeve të tëra të deritashme, dhe organet e drejtësisë ti përndjekin vepër kryesit sipas ligjit, për të gjitha ato vepra të kryera deri më tani, prandaj tani është koha që duhet të vepron më shpejtë Qeveria e Kosovës Kurti 2 që ta zbardhi dhe paraqet para opinionit publik faturën e kostos së krimeve e të dëmeve të luftës, dhe ta padis pa hezitim Serbinë, për të cilën padi vazhdimisht janë zotuar, të gjitha qeveritë e deritashme, madje edhe janë zotuar se do ta nxjerrin kusht në tavolinë të bisedimeve me Serbinë, por asnjëherë nuk e kanë realizuar.

- Me mosveprimet e deritashme në drejtim të denoncimit të krimeve në përgjithësi janë një kohë e humbur, sepse deri më tani janë vonuar tepër deri institucionet e shtetit të Kosovës, duke hezituar për të punuar seriozisht në këtë drejtim, dhe duke i lënë kohës që mbase edhe të zbehen e të zhduken shumë fakte e të dhëna që e implikojnë Serbinë dhe ish zyrtarët e këtij shteti në gjenocid e në krim. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka deklaruar së fundi se Qeveria është duke e përgatitur padinë për krime lufte kundër Serbisë, por nuk ka treguar se për çfarë periudhe kohore është parashikuar që të përfundohet dhe të deponohet, por vetëm ka treguar se padia për krime kundër Serbisë po punohet, se është në kompetencë të zyrës së Kryeministrit dhe në këtë fazë nuk mundë të zbardhen më shumë detaje. Kjo flet mjaftueshëm se akoma do të duhet shumë kohë për mbledhje, përpunim dhe finalizim të dëshmive të krimeve të luftës dhe dëmeve me të cilat Serbia duhet të kushtëzohet për ti pranuar dhe kompensuar.

Fakti që në të kaluarën është punuar pak në këtë drejtim, për të mos thënë se nuk është punuar fare, ka bërë që edhe ministrja e drejtësisë të thotë se nuk mund të jap më shumë detaje, sepse kjo është në kompetencë të zyrës së Kryeministrit, por me rëndësi është së në këtë drejtim po veprohet seriozisht dhe është duke u punuar, pasi është formuar edhe instituti për krime. Krimet e luftës nuk mund të amnistohen, dhe kjo s’ka lidhje me dialogun që po zhvillohet me Serbinë, por kurdo që ne jemi gati duhet të deponojmë kallëzimin penal dhe denoncojmë krimin.

Të gjitha qeveritë e mandateve të kaluara të deritashme duhet të mbahen përgjegjës, që asnjëra prej tyre nuk ka marr guximin dhe kurajën që ti angazhon ekspertët për ta përgatitur dhe finalizuar dosjen dhe faturën e kostos së krimeve e të dëmeve të luftës, por e kanë neglizhuar atë për plot dy dekada, por kanë hyrë në dialog me Serbinë me duar në xhepa, madje edhe me projekte kriminale duke propozuar korrigjime e ndryshim të kufijve, vetëm për tu pajtuar, për të marr timonin e liderit historik, madje dikush edhe çmimin Nobel për paqe e kishte propozuar.

Prandaj duke e pasur parasysh këtë situatë të tillë të krijuar, kjo qeveri në pushtet duhet që sa më parë ta përgatitë faturën e kostos së krimeve e të dëmeve të luftës, dhe Kosova ta padis Serbinë për krime lufte dhe gjenocidin që e ka krye ndaj popullit shqiptar në gjyqin ndërkombëtar, me këto aktakuza ndaj Serbisë tani shteti i Kosovës do ta dëshmoj pafajësinë e saj, sepse Serbia ishte shteti agresor që i ka bërë luftërat e tilla, dhe duhet të jep llogari për krimet e kryera.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".