Sokoli: Jemi i vetmi vend në botë ku futbollistët shqiptarë zgjedhin të luajnë për shumë shtete

  • A.P /
  • 21 September 2022 - 22:06
Sokoli: Jemi i vetmi vend në botë ku futbollistët shqiptarë zgjedhin të luajnë për shumë shtete

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli është përfshirë së fundmi në debatin rreth zgjedhjes së futbollistëve për ta përfaqësuar Kosovën apo Shqipërinë.

“Profa” deklaroi se Kosova është ndoshta i vetmi vend në botë ku futbollistët shqiptarë zgjedhin të luajnë për shumë shtete përveç Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ndoshta i vetmi vend në botë ku futbollistët shqiptarë, zgjedhin te luajnë per shumë shtete perpos dy shteteve shqiptare Shqipëri dhe Kosovë, luajnë edhe per shtete tjera si Maqedonia e Veriut ,Zvicra, Suedia, Norvegjia, Gjermania. Kjo tregon (në aspektin politik çështjen e pazgjidhur shqiptare) sa te ndarë jemi”, deklaroi fillimisht Sokoli.

(Kosova Sot Online)