Derbi në Ligën e Kombeve, Itali – Angli

  • A.P /
  • 23 September 2022 - 20:01
Derbi në Ligën e Kombeve, Itali – Angli

Ndeshja kryesore për natën e sotme në Ligën e Kombeve, do të zhvillohet mes Italisë dhe Anglisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, me fillim prej orës 20:45

Pas katër xhirove të zhvilluara në Grupin 3 të Ligës A, italianët janë në pozitën e tretë me 5 pikë, kurse anglezët të fundit me vetëm 2 pikë.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy kombëtarëve në “Molineux Stadium”, kishte përfunduar baras dhe pa gola.

(Kosova Sot Online)