Gjermania sfidon liderët e grupit

  • A.P /
  • 23 September 2022 - 20:03
Gjermania sfidon liderët e grupit

Gjermania do të përballet me Hungarinë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Hungarezët janë liderë në këtë grup me 7 pikë, teksa gjermanët pozicionohen një vend më poshtë me 6 pikë

Ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve e zhvilluar në “Puskas Arena”, ishte mbyllur me rezultatin 1:1.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet në “Red Bull Arena” të Leipizigut, me fillim prej orës 20:45.

(Kosova Sot Online)