Shqipëria mbajti stërvitjen e fundit në Tel Aviv

  • A.P /
  • 23 September 2022 - 22:02
Shqipëria mbajti stërvitjen e fundit në Tel Aviv

Kombëtarja e Shqipërisë ka udhëtuar sot drejt Izraelit, ku të shtunën në mbrëmje do të zhvillojë ndeshjen e parë të shtatorit ndaj vendasve e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë kanë mbërritur pas dreke në Telv Aviv dhe rreth orës 18:00 me orën lokale të Izraelit kanë zbritur në fushë e stadiumit “Bloomfield” ku kanë zhvilluar edhe seancën zyrtare stërvitore para sfidës.

Ekipi është stërvitur normalisht për më shumë se një orë, ndërsa lojtarët janë shfaqur në formë të mirë. Vetëm sulmuesi Myrto Uzuni është stërvitur pjesërisht në mënyrë të diferencuar për shkak të problemit muskulor që e ka shqetësuar gjatë gjithë kësaj jave dhe stafi mjekësor duhet ende të vendosë nëse do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.

(Kosova Sot Online)