Argjentina fitoi lehtësisht ndaj Hondurasit, shkon në 34 numri i ndeshjeve pa humbje

  • S.A /
  • 24 September 2022 - 09:06
Argjentina fitoi lehtësisht ndaj Hondurasit, shkon në 34 numri i ndeshjeve pa humbje

Argjentina shënoi fitore të lehtë në miqësoren kundër Hondurasit. Ndeshja që u zhvillua në “Hard Rock Stadium” orët e para të së shtunës, sipas kohës lokale, u mbyll me rezultatin 3:0.

Lautaro Martinez e hapi serinë e golave në minutën e 16-të, para se Lionel Messi të dyfishonte epërsinë në fundin e pjesës së parë (45+2’).

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” e vulosi fitoren në minutën e 69-të, duke shënuar golin e tij të dytë personal.

Vlen të theksohet se pas kësaj fitore, seria e ndeshjeve pa humbje te Argjentina tashmë ka shkuar në 34 – duke përfshirë ndeshjet miqësore dhe ato garuese.

Kombëtarja e udhëhequr nga Lionel Scalon humbjen e fundit e ka pësuar më 3 korrik të vitit 2019, nga Brazili me rezultatin 2:0. 

(Kosova Sot Online )