Futbollistët e Argjentinës treguan sërish se sa e duan Messin, ky ishte reagimi i tyre pasi kapiteni mori një goditje

  • E.K /
  • 24 September 2022 - 13:23
Futbollistët e Argjentinës treguan sërish se sa e duan Messin, ky ishte reagimi i tyre pasi kapiteni mori një goditje

Lionel Messi regjistroi paraqitje fantastike në fitoren 3:0 në miqësoren ndaj Hondurasit.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ishte autor i dy golave në këtë ndeshje.

Argjentina vlerësohet si një prej favoritëve për të triumfuar në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Përveçse nuk dinë për humbje që nga viti 2019 ose që 34 ndeshje radhazi, argjentinasit po tregojnë edhe një karakter të fortë ekipor.

Futbollistët e Kombëtares së Argjentinës duket se e dinë se nëse mund ta mbajnë Messin në formë, ata do të jenë ndër favoritët për të triumfuar në Botërorin e këtij viti.

Dhe, një incident që ndodhi në ndeshjen ndaj Hondurasit e dëshmon më së miri këtë.

Gjatë ndeshjes, 35-vjeçari mori një goditje nga Deiby Flores. Derisa kapiteni ishte i shtrirë në tokë, bashkëlojtarët e tij u tërbuan.

Disa prej tyre, të udhëhequr nga Rodrigo De Paul, u përballën me Flores për ndërhyrjen e tij të ashpër. Kjo tregon më së miri se sa shumë kjo skuadër e Argjentinës e do dhe dëshiron ta mbrojë Messin.

Ky nuk ishte rasti i parë, pasi futbollistët e Argjentinës kanë vepruar njëjte edhe në shumë raste tjera më herët. 

(Kosova Sot Online)