Kane qetëson tifozët e kombëtares: Mos përhapni panik

  • A.P /
  • 25 September 2022 - 12:06
Kane qetëson tifozët e kombëtares: Mos përhapni panik

Performanca e kombëtares së Anglisë në ndeshjet e fundit ka bërë që në Britaninë e Madhe të vësrshojnë lumenj kritikash mbi lojtarët e “Tre Luanëve”. Humbja e fundit ndaj Italisë në Nations League ka përçarë mbështetësit të cilët janë në ankth dhe skeptik për paraqitjen e të besuarve të Gareth Southgate në Botërorin e Katarit. Megjithatë, kur mbeten më pak se 60 ditë nga starti i eventit më madhor për kombëtaret, tifozët i qetëson Harry Kane. Sulmuesi i Tottenham është i bindur se ai dhe shokët e skuadrës do të jenë autorë të një paraqitje dinjitoze në Katar.

“E kuptoj shumë mirë zemërimin e tifozëve, edhe unë kam qenë dhe jam një tifoz i Anglisë, luaj apo nuk luaj në fushë. Por, dua të gjykohemi mbi atë se çfarë do të ndodhë në nëntor, nëse jemi të suksesshëm në Katar, atëherë mendoj se njerëzit nuk do të shqetësohen për paraqitjet e fundit.

Ne e dimë mirë se duhet të përmirësohemi, tifozët do jenë gjithmonë përkrah nesh dhe shpresoj t’i gëzojmë në ndeshjen ndaj Gjermanisë. Ndonjëherë në futboll është e rëndësishme të reflektosh në raport me veten, stafin dhe shokët e skuadrës dhe të kuptojmë ku mund të përmirësohemi”, u shpreh Kane.

(Kosova Sot Online)