Lukaku nuk ka synim rikthim në Chelsea

  • A.P /
  • 25 September 2022 - 12:54
Lukaku nuk ka synim rikthim në Chelsea

Lukaku është shumë më i lumtur pas rikthimit të tij në Inter dhe nuk ka në plan të kthehet në Chelsea kur marrëveshja e tij e huazimit të përfundojë vitin e ardhshëm.

Sulmuesi nuk pati një sezon pozitiv vitin e kaluar me ‘Blutë’ pas transferimit të tij prej 113 milionë euro në Londër.

Lukaku shënoi vetëm tetë gola në 26 paraqitje në Premier Ligë, duke dështuar të tregojë më të mirën e tij, ku më pas u kritikua.

Pas një periudhe të vështirë, ai u kthye te Interi në verë në një marrëveshje njëvjeçare huazimi prej 8 milionë eurosh, e cila nuk përmban një opsion blerjeje.

Siç raportohet nga ‘Gazzetta dello Sport’, Lukaku ka rizbuluar lumturinë e tij në qytetin e Milanos dhe nuk mendon rikthimin në Chelsea

Sezoni i sulmuesit belg nuk ka filluar në mënyrën më të mirë, me lojtarin që mungon rreth një muaj për shkak të problemeve të muskujve, por ai synon të kthehet në kohë për ndeshjen e ardhshme kundër Romës më 1 tetor.

Testet mjekësore në fillim të ardhshëm javë do të bëjë të qartë gjendjen e tij fizike dhe shpresat janë të mëdha në kryeqytetin e Italisë.

(Kosova Sot Online)