Vdes ish-basketbollisti i njohur kosovar

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 14:58
Vdes ish-basketbollisti i njohur kosovar

Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë doajeni i basketbollit kosovar, Albert Dula.

Dula ishte basketbollist i gjeneratës së artë të KB Prishtinës, duke kontribuar edhe në Bordin e klubit prishtinas, por ai ka dhënë ndihmë të madhe në basketbollin e Kosovës.

Me këtë rast, i pari i FBK-së, Arben Fetahu ka dërguar telegram ngushëllimi në familjen e Dulës.

Njoftimi i plotë:

“Mëngjesi sot ishte i trishtuar kur mësuam për vdekjen e doajenit të basketbollit Albert Dula.
Vdekja e tij na ka trishtuar të gjithëve dhe do të jetë mungesë e madhe për komunitetin e basketbollit.
Alberti do të kujtohet si një njeri punëtor dhe shumë i dashur për bashkëpunëtorët.
Dula ishte basketbollist i gjeneratës së artë të KB Prishtinës, duke kontribuar edhe në Bordin e klubit prishtinas, por ai ka dhënë ndihmë të madhe në basketbollin e Kosovës.
Albert Dula do të përkujtohet gjithmonë dhe do të mbetet në zemrat tona.
Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Dula dhe gjithë komunitetin e basketbollit“.

(Kosova Sot Online)