Kush e 'rrahu' Ronaldon

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 15:44
Kush e 'rrahu' Ronaldon

Cristiano Ronaldo është fotografuar me një sy të nxirë dhe prerje në fytyrë në stërvitjen e Portugalisë pas një lëndimi brutal të shtunën.

Superylli portugez pësoi lëndim në një përplasje të tmerrshme me portierin e Republikës Çeke, Tomas Vaclik gjatë një fitoreje 4-0 të shtunën.

Ronaldo luajti për 90 minutat dhe është ende në gjendje të marrë pjesë në stërvitje – megjithëse me shenja të dukshme të përplasjes së keqe.

Vaclik dhe Ronaldo u konfrontuan duke u munduar të fitonin një top, me krahët e portierit të Olympiacos që përplasen aksidentalisht në fytyrën e kundërshtarit të tij.

Pas trajtimit në fushë dhe kur gjaku u pastrua, CR7 vazhdoi të luante, por nuk shënoi.

Pavarësisht lëndimit të tij, 37-vjeçari pritet të luajë në front në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, para Kupës së Botës në Katar në nëntor.

(Kosova Sot Online)