Barcelona dhe Liverpooli projektojnë shkëmbimin e sulmuesve

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 16:09
Barcelona dhe Liverpooli projektojnë shkëmbimin e sulmuesve

Merkato sapo përfundoi dhe skuadrat janë duke fituar me kohën ritmin e duhur për vijimin normal të sezonit.

Megjithatë, drejtuesit e klubeve punojnë tashmë me mendjen te merkato e radhës që është ajo e janarit.

Kështu, spanjolles “Sport”, Barcelona dhe Liverpool kanë nisur kontaktet e para për shkëmbimin e sulmuesve pikërisht në merkaton e janarit.

Fjala është për Memphis Depay dhe Roberto Firmino. Të dy këta lojtarë ishin jashtë projektit në klubet respektivë, megjithatë si Barcelona ashtu edhe Liverpool, nuk arritën të mbyllnin marrëveshjet në dalje për holandezin dhe brazilianin.

Të dy lojtarët ishin në fokusin e Juventusit, por tratativat në fund dështuan dhe lojtarët nuk lëvizën.

Por, tashmë, Barcelona dhe Liverpool kanë një tjetër mundësi për të larguar të “padëshiruarit” dhe do të bashkëpunojnë në mënyrë që të dyja klubet të përfitojnë duke këmbyer sulmuesit Depay e Firmino.

(Kosova Sot Online)