Trajneri i Qipros: Duam të vazhdojmë me fitore edhe në Prishtinë

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 19:29
Trajneri i Qipros: Duam të vazhdojmë me fitore edhe në Prishtinë

Kryetrajneri i Përfaqësueses së Qipros, Timur Ketspaja ka folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve.

Ketspaja ka thënë se ekipi i tij ka ardhur për të fituar në Prishtinë, teksa ka vlerësuar lojtarët e Kosovës duke shtuar se ata luajnë në liga të forta.

“Ndeshje shumë e rëndësishme mendoj për të dyja skuadrat. Pas fitores ndaj Greqisë, ne duam të vazhdojmë serinë e fitoreve. Qëllimi ynë është të shmangim play-off-in. Për ta arritur këtë duhet të marrim një rezultat pozitiv nesër. Skuadra është gati. Ne po përgatitemi për ndeshjen. Gjithçka do të jetë mirë”, ka thënë ai në konferencë për media, njofton mediumi qipriot “Kerkida”.

“Ne do të përpiqemi të marrim një rezultat pozitiv. Kosova ka lojtarë që luajnë në liga të forta. Dhe ne kemi lojtarë të mirë, djem të rinj që kanë të ardhme përpara tyre. Skuadra nuk e meriton të luajë në playoff”, shtoi trajneri qipriot.

Kosova dhe Qipro përballen të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Kosova zë vendin e dytë me gjashtë pikë, kurse Qipro ka një pikë më pak në vendin e katërt. Greqia është e para me 12 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut ka pesë pikë në vendin e tretë.

(Kosova Sot Online)