Vajza e Guardiolës e harron Dele Allin, bëhet me të dashur të ri

  • S.A /
  • 29 September 2022 - 09:49
Vajza e Guardiolës e harron Dele Allin, bëhet me të dashur të ri

Vajza e Pep Guardioës, Maria me sa duket është bërë me të dashur të ri.Në historinë e saj në Instagram, 21 vjeçarja e ka prezantuar të paktën njërin krah të një mashkulli me tatuazh, i cili e kishte shtrirë dorën në kofshën e saj. Influencerja, e cila numëron 408 mijë ndjekës në Instagram, po i shijon disa ditë të këndshme në Ibiza. Ajo postoi foto dhe video nga një udhëtim me varkë, në diell të ndritshëm dhe ujë të pastër kristal. E në bordin e anijes duket se prezent është edhe i dashuri i saj i ri. Maria Guardiola së fundmi ishte në lidhje me futbollistin Dele Alli, i cili gjatë verës iu bashkua Besiktasin.

Tash, askush nuk ka mundur ta zbulojë ende nëse vajza e trajnerit spanjoll është lidhur me një futbollist tjetër apo se kush është zotëria në krahun e saj. Gjithsesi, dihet se ai nuk është Alli, pasi lojtari anglez nuk ka tatuazh luani në krahun e majtë. Ndër të tjera, ish-futbollisti i Tottenhamit është duke dalë me modelen Cindy Kimberly.

(Kosova Sot Online )