Silva e kërkon largimin

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 16:05
Silva e kërkon largimin

E ardhmja e Bernardo Silvas është bërë një temë aktuale tek Manchester City.

Klubi anglez, i cili rrezikoi ta humbiste yllin portugez gjatë verës që shkoi, e ka planifikuar një takim me lojtarin dhe me menaxherin e tij për të diskutuar rreth situatës aktuale me të.

Edhe pse trajneri Pep Guardiola e konsideron Silvan si mjaft të rëndësishëm, ish-futbollisti i Monacos duket se e ka kërkuar largimin.

Për këtë siguron mediumi anglez “Daily Mail”

Më saktësisht, përfaqësuesi portugez synon të transferohet në Spanjë tek Barcelona.

“Citizens” nga ana e tyre janë të gatshëm ta shesin lojtarin e krahut të djathtë, i cili mund të luajë edhe në qendër të mesfushës, por për të i kërkojnë 90 milionë euro.

Nga ana e tyre, “Blaugrana” nuk e kanë prezantuar ende ofertën për Silvan, i cili ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025. 

(Kosova Sot Online)