Ronaldo pritet të startojë ndaj Man Cityt

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 18:52
Ronaldo pritet të startojë ndaj Man Cityt

Sipas gazetës britanike Telegraph, Cristiano Ronaldo mund të startojë në derbin e Manchesterit.

Kjo do ishte hera e parë që Ronaldo starton ndeshjen që prej shtatë javësh kur e bëri ndaj Brentfordit, transmeton lajmi.net.

Ronaldo mund të jetë opsioni i vetëm i Ten Hag pasi Martial dhe Rashford janë në dyshim për ndeshjen e së dielës.

Portugezi ka startuar vetëm një në 8 ndeshje me Manchesterin në Premierligë, kurse në Europa League ka startuar dy herë ku edhe ka shënuar gol ndaj Sheriffit në Moldavi. 

(Kosova Sot Online)