Infantino bën homazhe te shtatorja e legjendës Fadil Vokrrin, si dhe viziton stadiumin

  • S.A /
  • 30 September 2022 - 11:00
Infantino bën homazhe te shtatorja e legjendës Fadil Vokrrin, si dhe viziton stadiumin

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka bërë homazhe te shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.

Infantino gjithashtu vizitoi edhe stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa në hyrje të stadiumit është pritur me duartrokitje frenetike nga gjenerata e sakrificës.Kjo është vizita e parë zyrtare në Kosovë e presidentit të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.

Dje, Infantino ishte për vizitë në Shqipëri. 

(Kosova Sot Online )