Xavi thyen rekordin e Zidane

  • A.P /
  • 02 October 2022 - 17:57
Xavi thyen rekordin e Zidane

Lojtarët e Barcelonës mundën mbrëmë Mallorca-n në transfertë dhe trajneri i skuadrës katalanas, Xavi, hyri në historinë e La Ligës spanjolle.

Barcelona fitoi 1-0 me golin e Robert Lewandowskit në minutën e 20-të dhe Xavi e çoi skuadrën e tij në ndeshjen e 18-të radhazi pa humbje dhe kështu theu rekordin e Realit që mbante deri mbrëmë nën drejtimin e Zinedine Zidane.

Nga këtto 18 ndeshje nën drejtimin e Xavi, Barcelona ka fituar 13 dhe ka barazuar pesë.

Interesante, këto janë të gjitha 18 ndeshjet në të cilat Xavi udhëhoqi Barçën në transfertë që kur u bë trajner i klubit.

"Nëse thyejmë rekorde dhe nuk fitojmë trofe, atëherë asgjë nuk ka vlerë. Rezultatet e mira në transfertë tregojnë se ne po bëjmë një punë të mirë, por në fund asgjë nuk do të ketë rëndësi nëse nuk fitojmë trofe", tha Xavi dhe tregoi se është i fokusuar te suksesi i klubit dhe jo te rekordet individuale.

Xavi tani përballet me sfidën më të vështirë të mundshme për të ruajtur serinë e tij të pamposhtur, pasi Barça sfidon Realin në Madrid më 16 tetor. Në ndeshjen e kaluar në Madrid, Xavi udhëhoqi Barçën në fitoren 4-0.


(Kosova Sot Online)