Interi me dy mungesa të mëdha ndaj Barcelonës, dy yje të tjerë ende në dyshime

  • S.A /
  • 03 October 2022 - 16:36
Interi me dy mungesa të mëdha ndaj Barcelonës, dy yje të tjerë ende në dyshime

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi thotë se Lautaro Martinez mbetet në dyshim për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve me Barcelonën edhe pse testimet e kryera nga sulmuesi argjentinas nuk vunë në pah ndonjë lëndim. El Toro kishte frikë se kishte pësuar një lëndim të muskulit në humbjen 2-1 të Interit kundër Romës të shtunën. “Ai iu nënshtrua një testimi këtë mëngjes, por nuk evidentoi ndonjë problem, ai ishte i lodhur pas ndeshjes me Romën”, deklaroi Inzaghi në një konferencë për shtyp sot para ndeshjes. “Ai do të stërvitet pjesërisht me ekipin sot dhe duhet ta vlerësoj me mjekët. Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukaku janë jashtë, Lautaro dhe Roberto Gagliardini mbeten në dyshim”.

Lautaro është golashënuesi më i mirë i Interit këtë sezon me tre gola në 10 ndeshje në të gjitha garat. Ai luajti 90 minuta kundër Romës të shtunën, por nuk arriti të gjente rrjetën kundër skuadrës së Jose Mourinhos.

Bashkëkombasi i tij Joaquin Correa pritet të zëvendësojë Lautaron nëse ai mbetet jashtë nga ndeshja kyçe e nesërme në Ligën e Kampionëve me Barcelonën. 

(Kosova Sot Online )