Marseille shënon fitore bindëse ndaj Sporting Lisbonës

  • A.P /
  • 04 October 2022 - 21:09
Marseille shënon fitore bindëse ndaj Sporting Lisbonës

Marseille ka regjistruar fitoren e parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze mposhti sonte Sporting Lisbonën, në ndeshjen e tretë të Grupit D – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Velodrome” përfundoi me rezultatin 4:1.

Alexis Sanchez (13’), Amine Harit (16’), Leonardo Balerdi (28’) dhe Chancel Mbemba (84’) shënuan në fitoren e vendasve.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Trincao (1’).

Vlen të theksohet se skuadra portugeze luajti me një lojtar më pak nga minuta e 23-të, pasi Antonio Adan u përjashtua me karton të kuq.

Marsielle, përkundër fitores, mbetet në pozitën e fundit në grup me 3 pikë, kurse Sporting Lisbona momentalisht prin në grup me 6 pikë. 

(Kosova Sot Online)