Boban takohet edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama

  • A.P /
  • 05 October 2022 - 14:52
Boban takohet edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama

Legjenda kroate, Zvonimir Boban po e viziton sot Kosovën.

Zyrtari i UEFA-s më herët gjatë ditës u prit nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku.

Ndërsa tash, ish-futbollisti i Milanit u prit edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përpërim Rama,

Pas kësaj vizite, Boban do të shkojë në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku do të takohet me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ndërsa më pas do ta mbajë edhe një konferencë për shtyp. 

(Kosova Sot Online)