Messi do ta marrë vendim pas Kupës së Botës

  • A.P /
  • 05 October 2022 - 15:25
Messi do ta marrë vendim pas Kupës së Botës

Lionel Messi do të marrë vendimin për të ardhmen e tij, pas Kupës së Botës.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi po lidhet me një rikthim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Kur është duke shkuar drejt fundit të kontratës me PSG, Messi është kthyer në qendër të vëmendjes. Emri i tij lidhet me një destinacion: ‘Camp Nou’.

Megjithatë, mediat spanjolle thonë se argjentinasi do të marrë një vendim për të ardhmen e tij, pas Kupës së Botës.

Raportime dje nga Veronica Brunati insistonin se Messi do të zyrtarizohet te Barca më 1 korrik të verës tjetër.

Lidhur me një transferim të mundshëm të lojtarit ka folur edhe Xavi Hernandez, i cili ka ftuar spekulimet të ndalen, për të mos e dekoncentruar Messin.

Thuhet se edhe Joan Laporta është i vendosur ta kthejë ikonën argjentinase në ‘Camp Nou’.

(Kosova Sot Online)