Bad News Eagles e luan sot ndeshjen e dytë në kualifikimet për turneun më të madh në botë

  • A.P /
  • 05 October 2022 - 16:40
Bad News Eagles e luan sot ndeshjen e dytë në kualifikimet për turneun më të madh në botë

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles e zhvillon sot ndeshjen e dytë në kualifikimet për turneun më të madh në botë, Major.

Sot, BNE do të përballet me ekipin suedez, Ninjas in Pyjamas me fillim nga ora 17:15

Dueli zhvillohet në vetëm një terren dhe fitues del ekipi që arrin 16 pikë i pari.

Kujtojmë se dje, djemtë kosovarë e fituan ndeshjen e parë ndaj ekipit turk, Eternal Fire me rezultatin 16:14, duke e bërë një nismë të mbarë të kualifikimeve që po mbahen në Maltë.

Kujtojmë se nëse arrijnë tri fitore, ata do të kualifikohen për Major, i cili zhvillohet në Rio De Janeiro të Brazilit. 

(Kosova Sot Online)