Vdes ish-portieri legjendar i Kombëtares

  • A.P /
  • 05 October 2022 - 20:43
Vdes ish-portieri legjendar i Kombëtares

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare ish-portieri legjendar i Kombëtares Shqiptare, Sulejman Maliqati.

Nesër në orën 13:00-15:00 do të kryen homazhet për ish-portierin legjendar të kombëtares.

Mësohet se shkaku i vdekjes së legjendës shqiptare është një rrëzim që i solli dëmtime të renda.

Maliqati njihet nga të gjithë me pseudonimin “Macja e Zeze”, heroi i Lajpcigut, mbrojtësi i sigurt i portës së Partizanit dhe të kombëtares shqiptare në periudhën 1950-1964.

(Kosova Sot Online)