Trajneri i Chelseat: Fitore e rëndësishme, por rruga në Ligën e Kampionëve është e gjatë

  • S.A /
  • 06 October 2022 - 08:35
Trajneri i Chelseat: Fitore e rëndësishme, por rruga në Ligën e Kampionëve është e gjatë

Trajneri i Chelseat, Graham Potter e ka komentuar fitoren e thellë të mbrëmshme ndaj Milanit me rezultat 3:0 në Ligën e Kampionëve. Ai ndihet i lumtur që “Blues” e regjistruan fitoren e parë sezonale në këtë garë, por ka shtuar se rruga në Champions është e gjatë.

“Në fillim të pjesës së dytë kemi vuajtur paksa, por kjo është pozitive. Më pas, goli i dytë na qetësoi dhe na riktheu kontrollin. Në përgjithësi nuk mund të ankohem: porta e paprekur, tre gola, personalitet i madh i lojtarëve”, ka thënë trajneri i ekipit londinez për “UEFA.com”.

Djelmoshat kanë qenë vërtet të hapur, të përgjegjshëm dhe të ndershëm, është fantastike të punosh me ta. Është një fitore e rëndësishme, por e kemi ende një rrugë të gjatë për ta bërë në këtë garë”, përfundoi Potter.

Milani dhe Chelsea do të përballen përsëri në mes vete javën tjetër në San Siro.

(Kosova Sot Online )