Gjiganti turk po përgatitet për të nënshkruar me Ronaldon

  • A.P /
  • 06 October 2022 - 20:15
Gjiganti turk po përgatitet për të nënshkruar me Ronaldon

Galatasaray raportohet se po përgatitet për të bërë një lëvizje në mes të sezonit për Cristiano Ronaldon.

E ardhmja e portugezit është vënë sërish në pikëpyetje, me “Djajtë e Kuq” që besohet se janë të gatshëm ta lënë atë të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të dimrit, që hapet në janar 

Ronaldo nuk po kalon momente të mira në “Old Trafford”, pasi këtë sezon ka humbur edhe vendin në formacionin bazë.

Kontrata aktuale e 37-vjeçarit me klubin anglez do të skadojë në qershor të vitit 2023, teksa në marrëveshjen mes palëve ekziston mundësia që të aktivizohet një klauzolë për të rinovuar kontratën edhe për një sezon më shumë. Megjithatë, kjo vlerësohet se ka pak gjasa për të ndodhur.

“Fotomac” ka raportuar së fundmi se Galatasaray do të bëjë gjithçka për të nënshkruar me Ronaldon në janar. Madje, nënpresidenti i klubit turk, Erden Timur, thuhet se është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e lojtarit.

Megjithatë, problemi mund të jetë se gjiganti turk nuk mund t’i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” futboll në garat evropiane, pasi përfunduan në pozitën e 13-të në sezonin e kaluar.

(Kosova Sot Online)