Kaq para fitoi Ballkani pasi regjistroi fitoren e parë dhe historike në Ligën e Konferencës

  • A.P /
  • 06 October 2022 - 21:11
Kaq para fitoi Ballkani pasi regjistroi fitoren e parë dhe historike në Ligën e Konferencës

Ballkani regjistroi sonte fitoren e parë dhe historike në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës fituan në udhëtim te Sivasspori me rezultatin 3:4

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Yeni 4 Eylul” dhe ishte e vlefshme për raundin e tretë në Grupin G.

Pas kësaj fitore, Ballkani ka fituar edhe 500 mijë euro – pasi kaq paguhet një fitore në grupet e Ligës së Konferencës.

Kujtojmë se përveç një humbjeje, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka regjistruar edhe një barazim – atë kundër Clujit, e cila ia ka garantuar klubit nga Suharake 166 mijë euro tjera.

Ballkanit tashmë i takojnë edhe 2,94 milionë euro për kalim në fazën grupore të Ligës së Konferencës

(Kosova Sot Online)