
Manchesteri fitoi me vështirësi në udhëtim te Omonoia

Manchester United ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në Ligën e Evropës.
Në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë në Grupin E, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag fitoi në udhëtim te Omonoia
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “GSP” në Nicosia, përfundoi me rezultatin 2:3.
Marcus Rashford (53’, 84’) dhe Anthony Martial (63’) shënuan në fitoren e “Djajve të Kuq”.
Kurse, Karim Ansarifard (34’) dhe Nikolas Panagiotou (85’) ishin autorët e golave për vendasit.
Manchester United pas kësaj fitore ka 6 pikë dhe renditet i dyti në grup, me tri pikë më pak se lideri, Real Sociedadi.
Omonoia mbetet në pozitën e fundit dhe pa pikë, kurse Sheriff Tiraspoli është i treti me 3 pikë.
(Kosova Sot Online)