Kësaj here FFK-ja pajtohet që Prishtina të luajë në “Fadil Vokrri”

  • A.P /
  • 06 October 2022 - 22:03
Kësaj here FFK-ja pajtohet që Prishtina të luajë në “Fadil Vokrri”

Federata e Futbollit e Kosovës duket se është pajtuar që Prishtina ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.

FFK-ja kishte kërkuar që të mos shfrytëzohet nga kryeqytetasit stadiumi në fjalë për muajin tetor, pasi u tha se gjendja e fushës nuk është e mirë dhe se nuk i plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshje

Kjo kërkesë nuk u përfill nga Prishtina, e cila, megjithatë nuk ia doli ta zhvillonte ndeshjen e javës së nëntë, kundër Trepçës ’89 – pasi Komisioni i Garave vendosi pastaj për shtyrjen e kësaj ndeshje.

Në fundjavë do të zhvillohet java e dhjetë në Superligë dhe Prishtina sërish është nikoqire, ku të shtunën e pret Dukagjinin e Klinës.

FC Prishtina përmes faqes zyrtare e ka paralajmëruar zhvillimin e kësaj ndeshjeje, ashtu siç ka bërë edhe KF Dukagjini.

 

 

(Kosova Sot Online)