I ndodhi edhe kjo Ronaldos sonte, portugezi nuk ia doli të shënonte nga afërsia

  • A.P /
  • 06 October 2022 - 22:50
I ndodhi edhe kjo Ronaldos sonte, portugezi nuk ia doli të shënonte nga afërsia

Manchester United regjistroi edhe fitoren e dytë radhazi në Ligën e Evropës.

Në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë në Grupin E, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag fitoi në udhëtim te Omonoia

Ndeshja që u zhvillua sonte në stadiumin “GSP” në Nicosia, përfundoi me rezultatin 2:3.

Cristiano Ronaldo luajti tërë ndeshjen sonte, por nuk ia doli të shënonte gol – teksa gjurmë la me një asistim.

Portugezi kishte një rast të artë shënimi në minutën e 77-të, por nuk ia doli të shënonte nga afërsia duke e goditur shtyllën.

(Kosova Sot Online)