Arsenali fiton me lehtësi ndaj Bodo/Glimtit dhe merr pozitën e parë në grup

  • A.P /
  • 06 October 2022 - 22:52
Arsenali fiton me lehtësi ndaj Bodo/Glimtit dhe merr pozitën e parë në grup

Arsenali ka regjistruar edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje në Ligën e Evropës.

Pa ndonjë vështirësi, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shënoi fitore sonte ndaj Bodo/Glimtit 

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Emirates Stadium” përfundoi me rezultatin 3:0.

Eddie Nketiah (23’), Rob Holding (28’) dhe Fabio Vieira (85’) shënuan në fitoren e “Topçinjve”.

Arsenali pas kësaj fitore ka 6 pikë dhe është lider në Grupin A. Skuadra londineze ka një ndeshje më pak.

Ndërsa, Bodo/Glimti pas tri ndeshjeve ka grumbulluar 4 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë. 

(Kosova Sot Online)