Një person i vdekur pas kaosit në ndeshjen Gimnasia-Boca Juniors në Argjentinë

  • S.A /
  • 07 October 2022 - 09:19
Një person i vdekur pas kaosit në ndeshjen Gimnasia-Boca Juniors në Argjentinë

Ajo që duhej të ishte një festë në Argjentinë përfundoi në kaos dhe tragjedi. Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë nga sulmi në zemër pasi i ka rënë të fikët nga pamundësia për të marrë frymë vetë.Siç u raportua, ai u transferua në spitalin San Martín, por vdiq gjatë rrugës.Ky është Cesar Gustavo “Lolo” Regueiro, një tifoz i zjarrtë i Gimnasias, i cili u klasifikua si një “person shumë i mirë”, ish-lojtar i Villa San Carlos dhe Ligës Amatore Platense.

Personeli shëndetësor bëri me dije se janë edhe të paktën katër persona të tjerë në gjendje kritike.

Gimnasia dhe Boca nisën ndeshjen e tyre për Ligën Profesionale dhe në minutën e nëntë duhej të pezullohej për shkak të aksionit të policisë. Mijëra tifozë të prekur nga gazrat dhe plumbat.

Në afërsi të stadiumit, ata hodhën plumba gome dhe gaz lotsjellës në drejtim të tifozëve të Gimnasia që ishin në radhë për të hyrë në stadium.

(Kosova Sot Online )