Starton ndeshja vendimtare e Bad News Eagles për kualifikim në Major

  • A.P /
  • 07 October 2022 - 14:58
Starton ndeshja vendimtare e Bad News Eagles për kualifikim në Major

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles e zhvillon sot ndeshjen shumë të rëndësishme në kualifikimet për turneun më të madh në botë, IEM Rio 2022.

Ata do të përballen sot me fillim nga ora 14:30 me ekipin rus që e ka selinë në Beograd të Serbisë, Spirit

Spirit momentalisht gjendet në vendin e 15-të në renditjen botërore në lojën CS:GO.

Kujtojmë se BNE ka dy fitore dhe një humbje, teksa në rast të fitores sot, do të kualifikohej në Major, i cili zhvillohet në Rio De Janeiro të Brazilit.

Nëse mposhten sot, djemtë kosovarë do ta kenë edhe një mundësi të fundit për kualifikim nesër.

(Kosova Sot Online)