Hidhet shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës

  • S.A /
  • 07 October 2022 - 16:32
Hidhet shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, u bë tërheqja e shortit për rrethin e parë të garave të Kupës së Kosovës për edicionin 2022/23

Në këtë rreth të garave janë paraqitur për pjesëmarrje 10 skuadra. Ndeshjet do të zhvillohen më 12 dhe 13 tetor.

Nga rrethi i dytë i garave do të futen edhe skuadrat nga Liga e Parë dhe Superliga e Kosovës.

Në bazë të shortit, në rrethin e parë takohen:
Sharri – KEK-u
Shkëndija – Vitia
Arbana – Opoja
Kosova VR – Prizreni
Fortuna 2020 – Behari.

(Kosova Sot Online )