Drita synon ta ruajë pamposhtmërinë, Prishtina llogarit në fitore në shtëpi

  • S.A /
  • 08 October 2022 - 10:28
Drita synon ta ruajë pamposhtmërinë, Prishtina llogarit në fitore në shtëpi

Xhiroja e 10-të e AlbiMall Superligës së Futbollit do të nisë sot me dy ndeshje, njëra ditën e tjetra natën.

Drita dhe Trepça ’89 do ta hapin këtë xhiro me përballen në mes tyre në Gjilan.

“Intelektualët” synojnë ta ruajnë pamposhtmërinë dhe lidershipin me një fitore në shtëpi.

Nga ana tjetër, mitrovicasit dinë të jenë gjithmonë ekip i papërshtashëm dhe i paparashikueshëm.

Andaj, “Xehetarët” do të shkojnë në Gjilan për ta nxjerrë së paku një pikë.

Aktualisht, Drita është liderë me 21 pikë, kurse 89-shi i gjashti me 9 pikë.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 13:00.

E në mbrëmja, Prishtina do të rikthehet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do t’i bëjë gosti Dukagjinit.

Klinasit janë trimëruar pas fitores së parë sezonale që e regjistruan në xhiron paraprake dhe do të kërkojnë pikë edhe në kryeqytet.

Sidoqoftë, prishtinasit shihen si favoritë në këtë takim dhe ekipi i Ismet Munishit nuk guxon të bëjë më gabime nëse dëshiron të mbetet në hap me skuadrat e para të tabelës.

Momentalisht, Bardhekaltrit janë në vendin e katërt me 12 pikë, kurse Dukagjini i fundit me 5 pikë.

Ky takim do të fillojë në orën 20:00.

Tri duele të tjera të xhiros së 10-të do të luhen të dielën.

(Kosova Sot Online )